Holandë, PSV shpallet kampione

Sporti

Holandë, PSV shpallet kampione

Më: 18 prill 2015 Në ora: 23:30

PSV është kampionia e re e Holandës. Në Phillips Stadion, festa ishte e tëra për skuadrën e Phillip Cocu që ngriti titullin e 22 kampion në historinë e klubit pas fitores 4-1 ndaj Heerenven. PSV shkurorëzoi 3 javë para përfundimit të kampionatit Ajaxin e Amsterdamit .Ky është titulli i parë kampion për PSV që nga viti 2008 dhe gjithashtu i pari në karrierë për trajnerin Phillip Cocu, i cili e ka fituar 4 herë titullin e Eredivisies si futbollist.

Në një sezon të jashtëzakonshëm ku ka dhuruar spektakël duke krijuar në javën e 31-të ka krijuar një distancë prej 15 pikësh nga ndjekësit e Ajaxit, PSV i gëzohet talentit të Memhis Depay kryegolashënues i kampionatit që arriti në kuotën e 20 finalizimeve ndaj Heerenven, një futbollist që tifozët e PSV me shumë mundësi nuk do të kenë mundësi ta duartrokasin sezonin e ardhshëm pasi për 21-vjecarin janë gati të shpenzojnë miliona Euro klube si Manchester United apo Arsenal. Ai ka dhuruar performanca të jashtëzakonshme në këtë sezon ku do të luftojë deri në fund me shokun e tij të skuadrës Luke De Jong për të fituar titullin e golashënuesit. De Jong qëndron vetëm një gol pas Deepay në klasifikimin e golashënuesve ku rivaliteti për kryesimin është sërish një cështje ekskluezive e PSV. Me këtë triumf skuadra e Philipp Cocu i dha fund dominimit 4 vjecar të Ajaksit me harkëtarët që ju mbetet ta rinovojnë sfidën për sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat