Ja sa mijëra euro do t’i marrë Kombëtarja pas fitores ndaj Armenisë

Sporti

Ja sa mijëra euro do t’i marrë Kombëtarja pas fitores ndaj Armenisë

Më: 2 prill 2015 Në ora: 11:23

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që t'i shpërblejë lojtarët e Kombëtares sonë, pas fitores të madhe që ka arritur të shënojë në Elbasan Arena kundër Armenisë.

Lojtarët e Kombëtares shqiptare dhe stafi i saj pritet të shpërblehen nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) për fitore e arritur ndaj Armenisë.

Sipas “Panorama Sport”, do të jetë një fond prej rreth 100 mijë eurosh që do të shpërndahet për Kombëtaren pas tre pikëshit të fituar të dielën.

Në bazë të një rregulli të përcaktuar edhe në kontratë, trajneri Gianni De Biasi do të përfitojë rreth 5000 euro si shpërblim për këtë fitore.

Ndërkohë që anëtarët e stafit do të kenë mundësinë të përfitojnë një shpërblim prej rreth 3000 eurosh secili.

Kurse, ndarja e parave si shpërblim pas fitores me Armeninë do të bëhet edhe për të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar.

Nga sa mësohet, do të ketë një ndarje të tillë ku të gjithë lojtarët do të mund të përfitojnë nga një shumë prej 3000 eurosh për këtë fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat