Pique: Alves, mbrojtësi i djathtë më i mirë në histori të Barcës

Sporti

Pique: Alves, mbrojtësi i djathtë më i mirë në histori të Barcës

Më: 2 prill 2015 Në ora: 09:15

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka gjetur kohë ta lavdërojë Daniel Alvesin dhe ka porositur klubin t’ia vazhdojë atij kontratën.
31-vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe ende nuk ka ndonjë përpjekje të klubit për ta mbajtur atë, me një varg klubesh që janë duke e monitoruar brazilianin.

“Gjatë disa javëve të fundit, si bashkëlojtar, ai ka treguar se është një prej më të mirëve – nëse jo më i miri – mbrojtës i djathtë në histori të klubit”, ka thënë Pique, transmeton Telegrafi.

“Dhe ai ende performon shumë mirë. Do të doja ai të qëndrojë këtu edhe për shumë vite të tjera”.

“Por nuk jam një person që flas për Alves dhe për kon tratën e tij. Nuk i vendos unë këto gjëra”, ka shtuar mbrojtësi spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat