Scholes: Sterling duhet të qëndrojë te Liverpooli

Sporti

Scholes: Sterling duhet të qëndrojë te Liverpooli

Më: 2 prill 2015 Në ora: 09:02

Paul Scholes mendon se Raheem Sterling duhet të qëndrojë në Anfield, pas spekulimeve për një largim të tij.
“Kur është fjala për të ardhmen e tij, mendimi im është se Raheem Sterling duhet të qëndrojë te Liverpooli”, ka shkruar legjenda e Manchester United për Evening Standard, transmeton Telegrafi.

“Ata e kanë ngritur atë nga ekipi i të rinjve dhe ai ka një menaxher që ka ndërtuar një skuadër rreth tij. Ai luan çdo javë. Çfarë më shumë mund të kërkoni në moshën e tij?”.

"Sterling është lojtari mirë. Ai mund të mposhtë këdo dhe në ditën e tij ai duket impresiv. Por ai nuk shënon mjaft gola, ende jo. Ju duhet të jeni të kujdesshëm kur është koha për të kaluar te ndonjë klub më i madh”, ka shtuar Scholes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat