Leno: Nuk më intereson Reali

Sporti

Leno: Nuk më intereson Reali

Më: 31 mars 2015 Në ora: 12:11

Portieri i Bayer Leverkusenit, Bernd Leno ka insistuar se nuk i kushton rëndësi spekulimeve rreth interesimit nga Real Madrid.

Bernd Leno ka insistuar se është i përqendruar në Bayer Leverkusen pas spekulimeve se Real Madrid është i interesuar për të.

Gjiganti madrilen raportohet se ka identifikuar 23-vjeçarin si pasardhës të Iker Casillasit.

Por, Leno ka theksuar se nuk mendon për një kalim në Santiago Bernabeu.

“Interesimi nga Real Madrid? Kjo është hera e parë që dëgjoj për të”, deklaroi Leno për “Bild”.

“Por, nuk dua të jem pjesë e spekulimeve. Ajo që është e qartë është se Leverkusen është klubi im dhe ndihem shumë mirë këtu”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat