Britania pa asnjë ekip në Rio de Zhaniero

Sporti

Britania pa asnjë ekip në Rio de Zhaniero

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:24

Britania nuk do të ketë asnjë ekip futbolli në Olimpiadën e Rio De Zhanieros, sepse Asociacioni i Futbollit Anglez nuk ka arritur të fitoi përkrahje nga tri federate të tjera.

Uellsi, Skocia dhe Irlanda Veriore janë kundër ekipeve britanike, duke thënë se ato e rrezikojnë pavarësinë e tyre brenda FIFA-s.

Zëvendëspresidenti i FIFA-s, Jim Boyce, ka thënë se organizata nuk do e regjistrojë asnjë ekip britanik, pa përkrahjen e të gjitha katër federatave të Britanisë së Madhe.

Britania ka pasur ekipe në Olimpiadën e mbajtur në Londër më 2012, por kjo është konsideruar si e vetmja marrëveshje e mundshme në mes të asociacioneve të futbollit në Britani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat