Shkëlqyen shqiptaret për PSG-në

Sporti

Shkëlqyen shqiptaret për PSG-në

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2015 Në ora: 12:53

Futbollistet shqiptare, Fatmire Alushi-Bajramaj dhe Kosovare Asllani, bënë lojë të madhe për ekipin francez, PSG, e cila u kualifikuaa në gjysmëfinalen e Champions League dhe takohen me gjermanet, Wolfsburg. PSG- në ndeshjen e kthimit e demoloi me 5:0 ekipin skocez, Glasgow City, pasi edhe ndeshjen e parë patën fituan në udhëtim me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 7:0 kualifikohen më tutje. Alushi luajti titullar, gjuajtja e të cilës devijohet nga Lappin, duke shënuar autogol për 1:0 (26’). Delie realizonin në minutën e 54-të e 68-të, ndërsa Delannoy (65’-nga penalltia), të cilën penallti e nxori Alushi. Asllani luajti nga minuta e 69-të, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në atë të 89-tën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat