Pse Messi nuk luajti?

Sporti

Pse Messi nuk luajti?

Më: 29 mars 2015 Në ora: 09:43

Trajneri i Argjentinës, Tata Martino ka thënë se superylli i kësaj skuadre, Lionel Messi nuk ishte i gatshëm për lojë.
Messi nuk luajti asnjë minutë në përballjen kundër Salvadorit, dhe Martino ka thënë se kjo gjë nuk ndodhi pasi ai nuk ishte i gatshëm.

“Në ditën e parë Messi ka stërvitur mirë, në ditën e dytë ai ndihej keq dhe në ditën e tretë i kushtoi atij”, tha Martino.

“Ne e kuptojmë dëshirën e lojtarit për të luajtur, mirëpo ai e kishte të pamundur. Ne duhet të kemi kujdes – Njerëzit duan që ai të luaj çdo herë, por një gjë e tillë është e pamundur fizikisht”, përfundoi fjalët e tij pas takimit ish-trajneri i Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat