Policia dënon Benzeman

Sporti

Policia dënon Benzeman

Më: 4 mars 2015 Në ora: 14:32

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është dënuar nga policia që e zuri duke vozitur një veturë sportive me shpejtësi të madhe. Atij i është konfiskuar patent shoferi.

Karim Benzemas duket se i pëlqen shpejtësia.

Sulmuesi i Real Madridit është ndalur nga policia për tejkalim të shpejtësisë me një veturë sportive në qytetin spanjoll, ka njoftuar e përditshmja sportive “Marca”.

Shpejtësia me të cilën Benzema ishte duke e drejtuar veturën ishte aq e madhe sa që policia ia konfiskoi patent shoferin dhe e dërgoi rastin para gjykatës.

Kjo nuk është hera e parë që Benzema dënohet për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Andaj, më mirë për të do të jetë që të jetë më i shpejtë në fushën e futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat