Kupa e Gjermanisë, Dortmund e Leverkusen në çerekfinale

Sporti

Kupa e Gjermanisë, Dortmund e Leverkusen në çerekfinale

Më: 3 mars 2015 Në ora: 22:53

Dukej sikur do të ishte një shëtitje sfida e Dormtundit përballë Dresdenit që luan në kategorinë e tretë gjermane.

Borussia e Dortmundit vijon serinë e rezulateteve pozitive. Edhe pse me vështirësi skuadra e Jurgen Klopp mposhti 2-0 Dynamo Dresdenin në transfertë duke siguruar një biletë për në raundin cerekfinal të Kupës Gjermanisë. Dukej sikur do të ishte një shëtitje sfida e Dormtundit përballë Dresdenit që luan në kategorinë e tretë gjermane por skuadra vendase edhe pse ndjeshëm inferiore ja vështirësoi shumë gjërat Borussias. Në pjesën e parë miqtë nuk gjetën hapësirat e nevojshme për të mposhtur portierin e Dynamos Wiegers. Por për t'i dhënë kualifikimin Dortmundit mendoi qendërmbrojtësi i Dredenit Hefele, i cili në minutën e 50-të gaboi tërësisht teksa në tentativë për t'ia pasur topin shokut të tij të repartit Erdmann ia dhuroi atë Immobiles që shënoi golin e avantazhit për Borussian. Në të 90-tën Immobile realizoi edhe të dytin duke vendosur në kasafortë fitoren e Dortmundit.

Ashtu si Borussia edhe Bayer Leverkusen vuajti por në fund siguroi një biletë për në fazën cerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Asprinat mposhtën 2-0 Kaiserslauternin e Bundesligës së dytë në BayArena në një sfidë ku nuk mjaftuan 90 minuta por u deshën plot 120 të tilla për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar. Edhe pse Bayer Leverkusen e rrezikoi në më shumë se një rast portën e miqëve, koha e rregullt nuk solli asnjë gol. Kur kishin kaluar 7 minuta nga fillimi i kohës shtesë Karim Bellarabi iu afrua jashtëzakonisht shumë golit por goditja e tij u ndal në traversën e portës së mbrojtur nga Muller. Gjithsesi formacioni i drejtuar nga Roger Schmitd arriti të zhbllokonte shifrat në të 102-tën me të përhershmin Hakan Calhanonglu. 21-vjecari turk bëri atë që di të bëjë më mirë ekzekutoi mjeshtërisht një goditje standarte për avantazhin 1-0 të Aspirinave. Për të hipotekuar fitoren dhe kualifikimin në cerekfinale të Bayer Leverkusenit mendoi Kiessling që në minutën e 113-të përfitoi nga një pasiguri e qendërmbrojtësit Orban dhe e portierit të Kaiserslauternit Muller duke i cuar shifrat në 2-0. Në cerekfinale u kualifikua edhe Hoffenheimi që kaloi po 2-0 Aalenin e Jurgen Gjasulës në transfertë, ndërkohë që Freiburgu mposhti pa shumë vështirësi me rezultatin 2-1, Këlnin. Edhe në këtë sfidë Mavraj qëndroi gjatë gjithë 90 minutëshit në stol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat