Hamilton favorizohet

Sporti

Hamilton favorizohet

Më: 3 mars 2015 Në ora: 16:37

Me 15 mars edhe zyrtarisht hapet edicioni i ri në Formula 1, e cila pritet të jetë edhe më joshëse për tifozët se ai i kaluari. Pilotët janë të përgatitur për betejat e reja dhe synojnë rezultate të mira. Lewis Hamilton, kampion në fuqi, anëtar i Mercedesit, vlerësohet si favoritë nga bastet. I vetmi që mund të duelojë me britanikun për titullin kampion është shoku i tij i skuadrës Nico Rosberg, pasi të tjerët, përfshirë këtu edhe Sebastian Vettel, janë shumë larg. Me 15 mars në Melburn zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Australisë dhe mbetet të shihet se cili do të triumfojë nga pilotët në hapje të edicionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat