Feronikeli forcë për kampionin

Sporti

Feronikeli forcë për kampionin

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2015 Në ora: 14:55

Skuadra e feronikelit nga Drenasi thellon edhe më shumë kryesimin një renditjen e Raiffeisen Superligës së Kosovës. Futbollistët e Feronikelit si mysafir shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Kosovës nga Vushtrria, kampion në fuqi, në ndeshjen e javës së 17-të. Mysafirët u treguan forcë për kampionin në fuqi sidomos kur shënuan dy gola në 45 minutat e parë. Në minutën 29-të, Bujar Shabani nga rreth 16 metra mposhti portierin vendas, Petrit Tahiri, 0:1. Kur pritej se pjesa e parë do të përfundoi me epërsi minimale të kampionit vjeshtor, Përparim Livoreka shënoi për 0:2 pas asistimit të Ollurit në minutën e 43-të. Feronikeli kryeson me 31 pikë, ndërsa Kosova është në vend të pestë me 25 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat