Dikur “kafshë” tani lojtari më “i urtë”

Sporti

Dikur “kafshë” tani lojtari më “i urtë”

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 20:15

Fansat e futbollit e konsideronin dikur një “kafshë” për shkak të sjelljes agresive në fushë.

Por sot Pepe është një ndër mbrojtësit më të pastër, pasi ka shkaktuar shumë pak faulla.

Në kohën kur Reali drejtohej nga Mourinho Pepe shkaktonte 0.91 faulla çdo ndeshje ndërsa tani ai ka shkaktuar 0.56 faulle për ndeshje, më pak se Ronaldo dhe Messi.

Një lojtar i disiplinuar dhe i matur.

A është i njëjti Pepe që dikur shkelmonte kundërshtarët e shtrirë dhe kartonin e kuq e kishte si “bukën e përditshme”?

Çfarë zhgënjimi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat