Arsenali ‘bombardon’ portën e Aston Villës

Sporti

Arsenali ‘bombardon’ portën e Aston Villës

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 16:22

Skuadra e Arsenalit bëri lojë të shkëlqyeshme në përballje me Aston Villës, duke e ‘bombarduar’ me rezultat 5:0, në ndeshjen e javës së 23-të të Premier League në futboll. Në minutën e 8-të, Ozil me maje të syrit e ka vërejtur të pambuluar futbollistin Giroud, i cii i vetmuar nuk e pati të vështirë të tundë rrjetën kundërshtare, 1:0.

Në pjesën e dytë, ‘Topçinjtë’ treguan lojë edhe më të frytshme përmes Giroud e Ozil. Giroud për mrekulli e gjen në 16-sh Ozil, ky me dinakëri gjuan dhe shtoi rezultatin në 2:0. Në minutën e 63-të, Cazorla si me dorë e gjen Walcott, i cili me mjeshtri futet në mesin e mbrojtësve rival dhe nga 12-13 metra me gjuajtje të rrëmbyeshme ngre rezultatin në 3:0.

Cazorla përmes penalltisë realizoi për 4:0 në minutën e 75-të dhe për Bellerin (90+2’) për shifrat përfundimtare 5:0 . Arsenali është në vend të pestë me 42 pikë, kurse Aston Villa e 16-ta me vetëm 22 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat