Luis Enrique: Kujdes Villarrealin, ndeshje delikate

Sporti

Luis Enrique: Kujdes Villarrealin, ndeshje delikate

Më: 31 janar 2015 Në ora: 20:33

Mbrojtësi Jeremy Mathieu zbuloi disa detaje interesante rreth asaj çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes mes Lionel Messit dhe trajnerit, por Luis Enrique refuzoi të përgjigjej.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique kërkon përqëndrim nga skuadra e tij në prag të sfidës delikate kundër Villarreal, një skuadër që nuk e njeh humbjen që prej 18 ndeshjesh.

"Marcelino García Toral ka ndërtuar një skuadër të aftë për të luajtur mirë me topin. Villarreal di të mbrohet mirë dhe më pas të kundërsulmojë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Duhet të ushtrojmë presion. Në Camp Nou ne jemi një skuadër më e fortë dhe shpresoj që ky avantazh të na ndihmojë".

Mbrojtësi Jeremy Mathieu zbuloi disa detaje interesante rreth asaj çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes mes Lionel Messit dhe trajnerit, por Luis Enrique refuzoi të përgjigjej. Neymar është një tjetër çështje ku përqëndrohet tekniku katalanas, por Luis Enrique, pasi veçon paraqitjet e brazilianit, kërkon të mos komentojë vetëm klasin e tij.

"Nuk më pëlqen të flas vetëm për Neymar sepse të gjithë lojtarët kanë treguar se janë në lartësinë e duhur. Nëse një braziliani i heq futbollin atëherë ai nuk është më brazilian. Neymar e shijon dhe e përjeton shumë pozitivisht kur luan dhe shënon".

Luis Enrique bën një analizë të gjendjes së skuadrës që drejton duke nënvizuar se ekipi po punon për të gjetur zgjidhje të ndryshme, ndërsa në fund shkëput një fjali edhe për çështjen e emërimit të drejtorit të ri sportiv.

"Për këtë duhet të pyesni presidentin. Nuk jam unë personi që bën zgjedhjet apo vleërësoj alternativat. Jam 100 % i përqëndruar te puna si trajner".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat