Bale: Një ditë dua të fitoj Topin e Artë

Sporti

Bale: Një ditë dua të fitoj Topin e Artë

Më: 31 janar 2015 Në ora: 17:53

Objektivi më i arritshëm për të është të fitojë një tjetër Champions me Realin e Madridit.

Gareth Bale foli gjerë e gjatë për aventurën e tij të deritanishme në Madrid. Sulmuesi uellsian në verën e vitit 2013-të la Tottenhamin për tu transferuar në Santiago Bernabeu, dhe paraqitjet e tij me Realin në këtë 1 vit e gjysëm kanë qenë me të vërtetë fantastike. Fillimisht 25-vjecari britanik në intervistën e tij foli për skuadrën dhe për ndryshimin mes futbollit që luhet në Angli dhe atij në Spanjë.

" Në në një skuadër futbolli është e rëndësishme të kesh në ekip futbollistë me karakteristika të ndryshme. Ne momentalisht kemi në përbërje një grup shumë të fortë futbollistësh, dhe të gjitha jemi të kompeltuar si skuadër me të paktën dy lojtar për rol. Përsa i përket ndryshimit mes futbollit që luhet Spanjë me atë në Angli dua të them që këtu futbolli është më tepër taktik dhe luhet me pasime të shumta, ndërsa Premier League është më e shpejtë dhe shumë fizike".

Sezoni i kaluar ishte i mrekullueshëm për Bale, pasi uellsiani përvec se fitoi shumë trofe me Realin, arriti të realizonte disa gola vendimtarë, ku spikasin ai ndaj Barcelonës në finalen e Kupës Mbretit, dhe goli ndaj Atleticos në finalen e Championsit.

" Ishte dicka e pabesueshme ajo që arritëm. Pasi fituam Kupën e Mbretit në Mestalla të Valencias u rikthyem në Madrid në orët e vona të natës dhe i gjithë qyteti ishte zgjuar dhe po na priste për të festuar sëbashku me ne. Ndërkohë që në momentin që triumfuan në Champions League atmosfera që na rrethonte pas kthimit në Madrid ishte akoma edhe më emocionuese. Dukej sikur ishin rreth 1 milionë persona që ishin mbledhur në sheshin Cibeles për të na përkrahur. Këto ishin edhe arsyet kryesore që sezoni im i parë te Reali mund të konsiderohet më shumë sesa fantastik".

Ancelotti dhe Ronaldo një mendim i uellsianit shkoi pikërisht për ta.

" Carlo është një trajner me të vërtetë shumë i qetë. Ai na jep besimin që na nevojitet për tu shprehur sa më më mirë në fushën e lojës. Ronaldo? Përpara se të vija këtu unë e dija që te Reali, Crisitiano Ronaldo ishte ylli i ekpit. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Të shohësh golat e shumtë që Cristiano ka realizuar të mjfafton për të kuptuar se cfarë futbollisti është ai".

Si cdo futbollist tjetër edhe Bale ëndërron të fitojë një ditë Topin e Artë, ndërsa objektivi më i arritshëm për të është të fitojë një tjetër Champions me Realin e Madridit.

" Fakti që për 2014-n isha mes 23 lojtarëve të nominuar për të fituar Topin e Artë, tregon qartë se unë kam bërë disa gjëra të mira në fushën e lojës dhe njërëzit më kanë vlerësuar për këtë. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të jem një nga kandidatët për të fituar Topin e Artë. Championsi i këtij sezoni? Do të bëjmë gjithcka për ta fituar sërish. Unë mendoj se ne i kemi mundësitë për të triumfuar në finalen e Berlinit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat