LA Lakers, Kobe Bryant do të qëndrojë 9 muaj jashtë

Sporti

LA Lakers, Kobe Bryant do të qëndrojë 9 muaj jashtë

Më: 29 janar 2015 Në ora: 20:07

Black Mamba, i cili është edhe pikëshënuesi i tretë më i mirë në të gjithë historinë e NBA, pak ditë më parë pësoi një dëmtim në shpatull.

Los Angeles Lakers merr një tjetër goditje të rëndë. Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta gjatë dy sezoneve të fundit, 16 herë kampionët e NBA duhet të bëjnë edhe pa yllin e tyre, Kobe Bryant. Black Mamba, i cili është edhe pikëshënuesi i tretë më i mirë në të gjithë historinë e NBA, pak ditë më parë pësoi një dëmtim në shpatull, gjatë sfidës mes Lakers-ave dhe New Orelans Pelicans dhe në këtë mënyrë Bryant duhej të kryente një ndëryrje kirurgjikale për të lënë pas një shqetësim të tillë. Operacioni, të cilit iu nënshtrua basketbollisti 36-vjecar të Mërkurën përcaktoi diagnozën se Kobes do t'i duhet të qëndrojë jashtë parketit për 9 muajt e ardhshëm.

Në këtë mënyrë Lakers humbasin lojtarin e tyre më të mirë për pjesën e mbetur të këtij sezoni, pasi Bryant nuk mund të rikthehet në parket përpara Tetorit të ardhshëm. Megjithatë Black Mamba si një kampion i madh që është nuk dëshiron të dorëzohet. Edhe pse verën e ardhshme Bryant do të mbushë plot 37-vjec skuadra e Los Angeles Lakers këmbëngul se Kobe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga basektbolli i luajtur. Në një intervistë menjëherë pas operacionit të Bryant, trajneri i ekipit kalifornian Byroon Scoot, deklaroi se 36-vjecari, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të mirë të gjithë historisë së NBA do të rikthehet më i fortë se kurrë sezonin e ardhshëm. Kobe Bryant ka një kontratë që e lidh me Lakersat deri në përfundim të sezonit 2015-2016. Aktualisht Black Mamba është basketbollisti me moshën më të madhe që paguhet më shumë në NBA. Bryant përfiton plot 25 milionë Dollarë në një vit kalendarik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat