Përse u operua Majlinda Kelmendi?

Sporti

Përse u operua Majlinda Kelmendi?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2015 Në ora: 15:08

Majlinda Kelmendi operohet. Kampionia e Botës në xhudo operon gjurin. “Spitali Amerikan me sukses kryen ndërhyrjen kirurgjikale ne gjurin e kampiones se botes ne xhudo, Majlinda Kelmendi. Pas një lëndimi te pësuar gjatë përgatitjeve për në garat e ardhshme, Majlinda Kelmendi kampione e botes ne xhudo, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale nga ekipi i mjekëve ortopede me në krye Dr.Florin Ramadani në Spitalin Amerikan. Gjithashtu nesër do të prezantohet edhe marrëveshja e sponsorizimit/mbështetjes të ekipit olimpik te xhudos nga Spitali Amerikan”, thuhet nga kampi i Majlindës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat