Të jashtëzakonshmit në krye të sulmit

Sporti

Të jashtëzakonshmit në krye të sulmit

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 10:32

Kampionati spanjoll pa dyshim se është në qendër të vëmendjes dhe krejt si shkak i dy sulmuesve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo i Real Madridit dhe Lionel Messi i Barcelonës. Faktikisht përballjet Real – Barcelona, gjithherë e zgjojnë në këmbë jo vetëm botën sportive. Sipas Goal.com, përbërja më e mirë e pjesës vjeshtore në kampionatin spanjoll gjithsesi dominohet nga futbollistët e Real Madridit. Portier: Claudio Bravo (Barcelona);mbrojtës; Daniel Carvajal, Sergio Ramos, Marcelo (Real Madrid) dhe Diego Godin (Atletico Madrid); mesfushorët: Koke (Atletico Madrid), Bruno Soriano (Villarreal) dhe Toni Kroos (Real Madrid); sulmuesit: Neymar, Lionel Messi (Barcelona) dhe Cristiano Ronaldo. Trajner: Carlo Ancelotti (Real Madrid).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat