Liverpool, United e Inter nuk heqin dorë nga Shaqiri

Sporti

Liverpool, United e Inter nuk heqin dorë nga Shaqiri

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 08:42

Liverpool dhe Manchester United janë të gatshëm për të konkurruar për mesfushorin e Bayern Munich, Xherdan Shaqirin.

Pavarësisht se trajneri i ‘bavarezëve’, Pep Guardiola deklaroi se Shaqiri do të mbetet në ‘Alianz Arena’, megjithatë, klubet si Liverpool, Manchester United e Inter insistojnë për ta blerë yllin shqiptar të Zvicrës.

Sipas mediave të huaja, dy klubet angleze dhe klubi italian synojnë që në verën që vjen lojtarin ta bëjnë të vetin.

Interesimin e Liverpoolit, Unitedit dhe Interit e ka konfirmuar edhe vëllai i Shaqirit, Erdini.

“Jemi të përqendruar këtu deri në verën e ardhshme. Në qofte se ekipet si Manchester United, Liverpool dhe Inter vijnë për të folur, atëherë ne do të ulemi të bisedojmë më ta”, ka thënë Erdin Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat