Kampionët e botës ngritën flamurin në Vlorë

Sporti

Kampionët e botës ngritën flamurin në Vlorë

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 13:55

Kampionët e Botës, peshëngritësit Daniel Godelli dhe Romela Begaj ngritën flamurin kuqezi në Vlorë me rastin e ceremonisë për 102 vjetorin e Pavarësisë ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit shqiptar. Nën tingujt e himnit shqiptar, kampioni nga Peqini dhe 28-vjeçarja nga Tirana ngritën flamurin në mënyrë simbolike në Sheshin e Flamurit, ku ishin të pranishëm edhe qindra qytetarë vlonjatë. Kjo është hera e parë që kampionët e sportit shqiptar përzgjidhen për të nderuar kombin gjatë festës së Pavarësisë edhe pse një gjë të tillë ata e kanë bërë në çdo arenë që kanë garuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat