Messi në Chelsea...

Sporti

Messi në Chelsea...

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 12:55

Në Angli nuk besojnë se Lionel Messi do të vazhdojë një tjetër sezon te Barcelona. E ardhmja e talentit argjentinas do të jetë në Premier League, të paktën sipas asaj që shkruan “Daily Express”, numri 10 dëshiron të provojë një eksperiencë të re në Angli dhe Chelsea është vënë në lëvizje për t’ia plotësuar dëshirën. Barcelona nuk do të heqë dorë lehtë dhe mund ta ndezë dritën jeshile vetëm nëse derdhen 250 milionë euro në arkën e klubit. Në mes qëndron kompania e veshjeve sportive Adidas, e cila i ka premtuar klubit londinez ta ndihmojë në këtë sulm, për ta shkëputur 4 herë fituesin e Topit të Artë nga skuadra e Barcelonës, e cila ka një kontratë me rivalët e Nike. Një tjetër avantazh i Chelseat është edhe fakti që nën urdhrat e Mourinhos luan Cesc Fabregas, një mik i ngushtë i Messit, çka mund të ndikojë në vendimin e argjentinasit për të udhëtuar drejt “Stamford Bridge”. Kohët e fundit, sulmuesi ka nisur të studiojë anglisht dhe beson se djali i tij Thiago do të siguronte një edukim më profesional në ishull. Të gjithë këto detaje, “Daily Express” i cilëson si të rëndësishme për një marrëveshje e cila mund të mbyllet në muajin qershor edhe pse gjatë muajve të fundit Messi nënshkroi një kontratë të re me Barcelonën nga e cila përfiton rreth 19 milionë euro në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat