Basha bëhet babë në ditën e flamurit

Sporti

Basha bëhet babë në ditën e flamurit

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 12:24

Futbollisti Migjen Basha dhe bashkëshortja e tij kanë edhe një arsye më shumë që në familjen e tyre të festojnë ditën e flamurit, pasi që ata kanë sjellë në jetë vajzën më 28 nëntor. Gëzimi në familjen e mesfushorit të kombëtares së Shqipërisë dhe ekipit të Serie A, Torino është i madh pasi që Alisia është fëmija i parë, ndërsa ditëlindja e saj do të mbahet mend me festën e madhe kombëtare, raporton sporti1. "Lindi ylli i babit...mirë se vjen në këtë botë mrekullia jonë....ALISIA", ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social, Facebook, Basha bashkë me foton duke e mbajtur beben.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat