Spektakël në basketboll, por Cibona mposht Prishtinën

Sporti

Spektakël në basketboll, por Cibona mposht Prishtinën

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 20:54

Cibona e Zagrebit ka fituar miqësoren kundër Sigal Prishtinës, me rezultat 81-101, të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Përballja në mes kampiones së Kosovës dhe gjigantit kroatë është zhvilluar në një atmosferë të bukur sportive të krijuar nga tifozët prishtinas “Plisat”.

18 herë kampioni i Kroacisë, ashtu siç pritje është treguar ekip më i mirë në parket se Sigal Prishtina. Përvoja ishte në anën e skuadrës kroatë, të cilët mirë i shfrytëzonin gabimet e skuadrës sonë.

Basketbollistët e Sigal Prishtinës vetëm në periudhën e parë i bën ballë mjaft mirë mysafirëve, edhe pse këta të fundit këtë pjesë e mbyllen më një pikë epërsi 22-23.

Në periudhën e dytë, Cibona tregoi kualitetin e veta duke e kontrolluar lojën dhe duke e mbyllur këtë pjesë 13 pikë epërsi (39-52).

Në periudhën e tretë, megjithë përpjekjet e prishtinasve që të shkrijnë epërsinë e Cibonës, megjithatë, gjiganti kroat tregoi se nuk është rastësisht skuadra më e famshme jo vetëm në Kroaci, por edhe në Ballkan. Me rezultat 61-76 në favor të Cibonës u mbyll periudha e tretë.

Edhe në dhjetëminutëshin e fundit, forcat në parket ishin të njëjta. Skuadra e legjendës Drazhen Petrovic e kishte fjalën në parket duke e fituar ndeshjen më rezultat 101-81, ndërsa Sigal Prishtinës i mbetet që të punojë akoma edhe më shumë në mënyrë që të krijoj një skuadër më të denjë për garat ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat