Roma në luftë me acarin rus!

Sporti

Roma në luftë me acarin rus!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 12:02


Klubi i futbollit Roma sonte në orën 18.00 ka një sfidë mjaft të vështirë me ekipin rus, CSKA Moska, ndeshje e vlefshme e grupit E në Champions League. Romakët luftojnë në dy fronte! E para, me acarin rus ose me temperaturat e ftohta! E dyta, luftojnë për të fituar dhe të bëjnë edhe një hap para ose përfundimisht të sigurojnë kualifikimin në të tetën e finales. Roma shpreson në tre pikë dhe lutet në humbjen e Manchester Cityt, që përfundimisht ia siguron vendin e dytë. Dhe, Roma bëri një stërvitje në ftohtin rus, ku shihen futbollistët me fytyrë të mbështjellur dhe me dorëza. Roma ndeshjen e parë e ka fituar me 5:1, kurse sonte shpreson të përsëris të njëjtën lojë si në “Olimpico”. Roma e CSKA ndajnë vendin e dytë e të tretë me nga katër pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat