Barça, Enrique: Duam vendin e parë në grup

Sporti

Barça, Enrique: Duam vendin e parë në grup

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 19:41

Gjithsesi për të synuar këtë objektiv që i kanë vënë vetes bluagranat e Luis Enriques fillimisht duhet të kalojnë pengesën që quhet Apoel Nicosia..

Barcelona, kualifikimin në raundin tjetër të Champions League tashmë e ka arritur, megjithatë skuadra katalanase nuk dëshiron të ndalet me kaq pasi kërkon kreun e Grupit F që aktualisht mbahet nga Paris Saint Germain me një pikë më shumë. Gjithsesi për të synuar këtë objektiv që i kanë vënë vetes bluagranat e Luis Enriques fillimisht duhet të kalojnë pengesën që quhet Apoel Nicosia. Në “Camp Nou”, Barcelona fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe trajneri asturian i katalanasve në vigjilje të kësaj sfide e cilësoi si më shumë të vështirë transfertën e skuadrës së tij në kryeqytetin e Qipros.

“Pres një ndeshje shumë të ngjashme me atë që u zhvillua në “Camp Nou”. Është e vërtetë që ne do të synojmë të bëjmë lojën por ata do të na hapin goxha vështirësi pasi unë jam i bindur se edhe këtë herë Apoeli do të mbrohet me forca të shumta. Na nevojiten tre pikët në këtë përballje pasi dëshirojmë vendin e parë në grup. Duhet të dalim me një fitore nga transferta e Nicosias nëse duam që të lëmë pas Parisin në klasifikim”.

Më pas Enrique vlerësoi Xavi Hernandez-in të cilin e cilësoi si një lojtar të jashtëzakonshëm, ndërkohë që foli me superlativa edhe për treshen e sulmit të Barcës që përbëhet nga Messi,Neymar dhe Suarez.

“Nëse ka futbollistë që unë mund t’i njoh shumë mirë ata janë Xavi dhe Iniesta. Për mendimin tim Xavi Hernandez është unik dhe i papërsëritshëm. Vështirë se në futboll ka një tjetër lojtar të ngjashëm me të. Messi-Suarez-Neymar? Unë i shoh shumë mirë të tre së bashku. Duke marrë në konsideratë faktin që Leo dhe Neymar luajnë bashkë prej dicka më shumë se një viti ndërsa Suarez u është bashkëngjitur atyre vetëm para pak kohësh, nuk mund të prisja dicka më shumë prej tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat