Mancinit i duhet kohë për t’u adaptuar!

Sporti

Mancinit i duhet kohë për t’u adaptuar!

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 14:42

Roberto Mancini, trajner i Interit, është i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij në derbin e madh. Ai mburret me pikën që mori në ballafaqim me Milanin, e cila përfundoi me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A në futboll. “Jam shumë i lumtur me mënyrën se si luajti skuadra, pasi që të ndërrosh për pesë ditë sistemin me të cilin është luajtur për një vit e gjysmë nuk është e lehtë. Nuk pres ta ndryshoj komplet skuadrën për pesë ditë, sidomos kur ndryshon i gjithë sistemi. Do duhet kohë për këtë punë, por objektivi ynë është të fitojmë sa më shumë ndeshje që mundemi për një kohë të shkurtër, edhe nëse nuk jemi në 100 për qindëshin tonë. Duhet kohë për t’u adaptuar dhe sinqerisht, nuk e di se sa”, tha Mancini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat