Liverpooli ‘nokautohet’ keq nga Crystal Palace!

Sporti

Liverpooli ‘nokautohet’ keq nga Crystal Palace!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 16:24

Skuadra e Liverpoolit shokoi të gjithë me humbjen me rezultat 3:1 nga Crystal Palace-s, në ndeshjen e javës së 12-të. Crystal Palace u tregua skuadër shumë e fortë si vendas dhe as epërsia e hershme e Redsave fare nuk e demoralizoi. Liverpooli ka udhëhequr me rezultat 0:1 me golin e Lampert në minutën e 2-të. Pas 15 minutave (17’), Gayle barazoi rezultatin 1:1, ndërsa në pjesën e dytë Liverpooli ndëshkohet edhe dy herë të tjera. Ledley në minutën e 78-të kaloi në epërsi ekipin e tij dhe pas tre minuvae (81’) Jedinak i dha nokautin përfundimtar (3:1) Redsave. Liverpooli bie në vend të 12-të me 14 pikë, kurse Crystal Palace është i 15-ti me 12 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat