Lewis Hamilton është kampioni i botës në Formula 1

Sporti

Lewis Hamilton është kampioni i botës në Formula 1

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 15:52

Lewis Hamilton është kampioni i ri i Botës në Formula 1. Për herë të dytë në karrierën e tij, pas suksesit të vitit 2008, sërish i kurorzuar në garën e fundit, vetëm se këtë herë në mënyrë të padiskutueshme, duke e mbyllur kampionatin ashtu dhe sic i takon një kampioni, duke prerë i pari vijën e finishit. Në Cmimin e Madh të Abu Dabit, triumfoi pikërisht ai, duke mos i dhënë asnjë alibi rivalit të tij Nico Rosberg, që u mund nga kryesuesi i botërorit, që në nisje, me Hamilton që e parakaloi për të mos e kthyer më kokën pas, por për të parë vetëm përpara drejt titullit të tij Botëror. Gara e Rosberg u komplikua gjithmonë e më tepër, me gjermanin që pati madje dhe probleme me makinën e tij, por gjithsesi kjo s’mund të shërbejë si justifikim, sepse në duelin për kreun u pa qartë që britaniku qëndronte më lartë. Kalimi i tij mbi vijën e finishit erdhi madje një xhiro avancë ndaj Rosberg, që pavarsisht problemeve vendosi të mbyllë garën dhe pse në vendin e 14-të. Në boske madje, hodhi pas krahëve dhe cdo konflikt gjatë këtij sezoni duke vajtur e përgëzuar kolegun e tij te Mercedesi. Për Hamilton ndërkohë ky ishte suksesi i 11-të sezonal, që u kurorzua në mënyrën më të bukur të mundshme. Një mbyllje të jashtëzakonshme i bën sezoni dhe dy makinat Ëilliams, ato të Masës e Botasit, që u renditën respektivisht në vendin e 2-të dhe 3-të, duke u ngjitur të dyja në pod për herë të parë në këtë sezon. Nuk shkëlyqen ndërkohë Vettel dhe Alonso, që kishin garën e fundit me skuadrat e tyre. Gjermani, që vitin e ardhshëm do të garojë me Ferrarin u pozicionua i teti ndërkohë që spanjolli, që firmosi me Mclaren u rendit i nënti para shokut të tij të skuadrës, Kimi Raikonen. Sa i përket pozicioneve të tjera, i katërti në finish mbërriti Ricciardo, i pasuar nga Button, Hulkenberg dhe Perez.

Me suksesin e Hamilton mbyllet një 2014 e dominuar nga britaniku dhe skuadra e Mercedesit, ndërsa vitin e ardhshëm ndryshime të mëdha priten tashmë në skuadra por dhe rregullore por deri atëherë pilotët e mbi të gjitha Hamilton mund të shijojnë pushimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat