Bum, bum Gashi (Video)

Sporti

Bum, bum Gashi (Video)

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 15:48

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, ndryshe është nga Kosova, tregoi lojë të nivelit të lartë në fanellën e skuadrës kampione të Zvicrës, Baseli. Ai realizoi dy gola dhe ia siguroi fitoren me rezultat 3:0 ndaj Aarau-s, në ndeshjen e javës së 16-të. Ai faktikisht bëri dy herë bum, bum në portën e Aarau-s. Baseli kryeson me 35 pikë dy më shumë se Zurich. Futbollisti Gashi e ka pasur ditën e vet, ishte zhdërvjelltë dhe dy herë ndëshkoi portën rivale. Ai e nisi serinë e golave në minutën e 17-të, për të vazhduar në minutën e 87-të dhe tjetrin e realizoi Embolo (90+2’). Gashi luajti titullar, ishte prej më të mirëve, ndërsa ky ishte goli i nëntë dhe tashmë merr kryesimin në listën e shënuesve një më shumë se Berat Sadiku që është i dyti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat