Tevez: Jam në formë jetësore

Sporti

Tevez: Jam në formë jetësore

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 11:34

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez , konsideron se është në formën më të mirë të karrierës së tij, pasi regjistroi golin e 11-të sezonal në ndeshjen kundër Lazios.
Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 3-0 në Stadio Olimpico, me dy gola të Paul Pogbas dhe një të argjentinasit.

Në këtë mënyrë, 30-vjeçari kryeson në listën e golashënuesve në Serie A, njofton Telegrafi.

“Jam te një klub i madh, jam i lumtur që po bëj lojën time dhe po jap maksimumin në fushë”.

“Pajtohem, kjo është forma më e mirë e karrierës sime”, ka deklaruar Tevez për Sky Sport Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat