Enrique: Messi i lumtur në Barcelonë

Sporti

Enrique: Messi i lumtur në Barcelonë

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 19:16

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka mohuar spekulimet se sulmuesi, Lionel Messi, është duke konsideruar mundësinë e largimit nga klubi, në fund të këtij sezoni.

Strategu i gjigantit katalan insistoi se ylli argjentinas është i lumtur në Camp Nou.

“Kur dëgjoj se Messi flet se kënaqet duke luajtur në Barcelonë, nuk më pëlqen të dëgjoj pyetje rreth largimit tim. E di se është i lumtur me ne dhe se me krenari e bart stemën e Barcelonës. Kjo është gjëja më kryesore”, deklaroi Enrique në konferencë për shtyp para ndeshjes me Sevillan të shtunën.

“Nuk kam biseduar me Leon rreth largimit. Nuk e kam zakon t’i komentoj me futbollistët deklaratat e tyre në media. Për mua nuk ekziston një rast Messi”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat