Mevlan Zeka, një tjetër shpresë e futbollit në Kosovë

Sporti

Mevlan Zeka, një tjetër shpresë e futbollit në Kosovë

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 16:44


Është vetëm 20 vjec, i ri dhe shumë i pashëm. Është ky futbollisti i Vllazanimit i cili krahas futbollit ndjek edhe studimet në universitetin AAB në Prishtinë. Në këtë intervistë ai zbulon shumë gjëra rreth vetes. Cila është arsyeja pse Zeka nuk i futet modës edhe pse ka një fizik të përshtatshëm. I dashur dhe shumë i lakmueshëm për femrat, ja se cfarë tregon më shumë Mevlani...

Mevlan dita ditës po bëhesh shumë i dashur tek fansat e futbollit shqiptarë, krahas futbollit për cfarë ndjek studimet?
Edhe pse jam futbollist më duket e arsyeshme që të vazhdoj studimet, tash jam student i AAB në Prishtinë.

Mendon se një futbollist i mirë mund të jetë dhe një biznesmen i shkëlqyeshëm, e ke menduar këtë?
E kam menduar se futbolli nuk luhet krejt jetën por unë jam akoma 20 vjec dhe synimi im është të kem së pari sukses në futboll e pastaj cdo biznes është i mirëseardhur.

Sa përqind të kohës i merr futbolli një lojtari profesionist?
Me futboll 70 % të kohes jom i fokusuar në të, 30 % jam i lirë gjatë ditës.

Si është një ditë jashtë futbollit e jotja?
Pasi që të zhvillohet një ndeshje të nesërmen e kemi të lirë dhe ditën e kaloj me shoqëri.

Ke tentuar t'i futesh edhe botës së modës?
Asnjëherë nuk kam tentuar t'i futem modës...

Mevlan, si të duken femrat shqiptare?
Femrat shqiptare dallojnë nga femrat e huaja, për mendimin tim kanë karakter shumë të fortë krahas atyre të huajave.

Dallimi mes të huajave?
Ka disa femra që kanë dëshirë sportin, ka edhe prej atyre që nuk janë të interesuara...

Të ka ndodhur të zihesh me ndonjë mashkull shqiptar, për shkak të ndonjë femre?
Asnjëherë nuk ka ndodhur të zihem me ndonjë mashkull për një femër se nuk i'a vlenë në këtë kohë pasi jemi në një kohë moderne.

E ke menduar martesën apo akoma herët?
Nuk e kam menduar martesën akoma se ka kohë.

Si janë vajzat shqiptare në një lidhje, krahasuar me vajzat e vendeve të tjera?
Femrat shqiptare në një lidhje mendoj se janë më të përkushtuara për meshkujt se sa të huajat.

Po në qytetin ku luan futboll, ke shoqëri me femra, vijnë ato të të ndjekin në fushë gjatë stërvitjeve?
Pasi Vllaznimi njihet si një nga klubet më të vjetra në Kosovë dhe ka shikueshmëri të madhe dhe të vazhdueshme në cdo ndeshje edhe shoqet e shokët vijnë të përcjellin ndeshjet e mia në tribina.

Çfarë mendon kur dëgjon ofendime në rrugë?
Mendoj që kur të dëgjoj ofendime mos të merem me ato persona por të vazhdoj rrugën time, uli kokën poshtë dhe mendoj që ndeshjen e ardhëshme të ndryshojnë mendimin negativ që kanë për mua apo kolegët e klubit.

Keni luajtur në vende të tjera futboll?
Kam luajtur në disa turne në Barcelonë dhe në Rimini të Italisë me KF Gjakova, kam luajtur një kohë të shkurtë edhe në St Gallen U21 në Zvicër pastaj në Primorac dhe në Split të Kroacisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat