Majlinda në grupin A, Gjakova lufton me rusen

Sporti

Majlinda në grupin A, Gjakova lufton me rusen

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2014 Në ora: 12:56

Kampionia e dyfishtë e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi (52 kg) ka mësuar se cilën mund të ketë njërën nga kundërshtaret në rrethin e dytë të grupit A në turneun prestigjioz “Grand Slam” në xhudo, që mbahet në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me fond të shpërblimeve 200.000 mijë dollarë. Majlinda u kualifikua në rrethin e dytë, e cila pret fituesen e përballjes Petra Nareks nga Sllovakia dhe Ekaterina Guica nga Kanada. Majlinda është e para në renditjen e përgjithshme botërore për të gjitha kategoritë me 3730 pikë të mbledhura. Nora Gjakova në kategorinë 57 kg ka punë të vështirë me rusen, Tatiana Kazenyuk. Nora bën pjesë në grupin D dhe shpreson të kalojë këtë pengesë të ashtuquajtur Kazenyuk. Garat fillojnë nesër dhe Majlinda është favorite për medaljen e artë, kurse Nora pritet të bëjë më të mirën e mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat