Gabim i Juves ndaj Genoas, fitore në fund e Interit

Sporti

Gabim i Juves ndaj Genoas, fitore në fund e Interit

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 23:05

Kjo ishte fitorja e 1000 në histori për klubin gjenovez, më i vjetri në Itali..

Mesjavë e varfër në gola por dhe fitore për të mëdhatë. Juventusi, një vit më parë fitonte në “Marassi” me një gol në fund të Pirlos, por këtë herë fati i buzëqeshi vendasve, që bënë festë pikërisht në minutën e 90-të, falë golit të Antoninit. Kjo ishte fitorja e 1000 në histori për klubin gjenovez, më i vjetri në Itali, ndërsa një mënyrë jo e mirë për Buffon për të festuar 500 ndeshje në Serie A. Roma e favorizuar nga kalendari ishte e vetmja që buzëqeshi mes dy kryesuesve, me verdhekuqtë që triumfuan 2-0 në shtëpi ndaj Cezenës, ku vendosën golat e Destros dhe De Rosit, i pari i shënuar tetë minuta nga fillimi i ndeshjes ndërsa i dyti, tetë minuta para fundit të saj. Interi më në fund arriti t’i bëjë dy fitore radhazi në Serie A, pasi mundi 1-0 Sampdorian me një 11-metërsh të Icardit, që realizoi golin e pestë në kampionat. Zeman me Cagliarin e tij ndali dhe Milanin, me kuqezinjtë që barazuan të dytën ndeshje radhazi me shifrat 1-1, vetëm se këtë herë duke u vënë ata në ndjekje të rezultatit, pasi të parët realizuan vendasit me Ibarbon. Ndërkohë që Milani barazoi në minutën e 35-te me Bonaventurën.

Tabela e plotë e kësaj jave në Serinë A:

Sassuolo 3 - 1 Empoli

Atalanta 1 - 1 SSC Napoli

Cagliari 1 - 1 AC Milan

Fiorentina 3 - 0 Udinese

Genoa 1 - 0 Juventus

Inter 1 - 0 Sampdoria

Palermo 1 - 0 ChievoVerona

Roma 2 - 0 Cesena

Torino 1 - 0 Parma

Hellas Verona ? - ? Lazio

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat