Luis Suarez, gati për El Classicon

Sporti

Luis Suarez, gati për El Classicon

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 20:39

Një ditë para sfidës më të ndjerë të futbollit spanjoll, sulmuesit uruguaian i përfundon pezullimi I dhënë nga FIFA..

Luis Suarez bëhet gati për të debutuar me Barcelonën në një takim ëndrrash, pikërisht në El Classicon e parë të sezonit në Santiago Bernabeu. Një ditë para sfidës më të ndjerë të futbollit spanjoll, sulmuesit uruguaian i përfundon pezullimi I dhënë nga FIFA për shkak të kafshimit ndaj Giorgio Chellinit, ndaj Luis Enrique do të ketë një armë plus ndaj rivalit më të madh në futbollin spanjoll. Sigurisht që nuk mund të thuhet me bindje të plotë nëse 27-vjecari do të jetë titullar, I sigurt është fakti se ai do të grumbullohet nga Enrique për këtë përballje të zjarrtë. Një ditë pas fitores 3-1 më Ajaksin e Amsterdamit në Champions League, Suarez u shfaq shumë I karikuar në stërvitje, me dëshirën e madhe për të lënë shenjë në El Classicon e tij të parë.

Përkrah Messit dhe Neymar, Suarez do të jetë pjesë e një tredhëmbëshi shkatërrimtar për cdo kundërshtar. Në seancën e fundit shenja të mira dha edhe Adriano, ndërsa Douglas dhe Vemaelen bënë ushtrime specifike. Nga Barcelona B Enrique kishte thirrur Munir, Sandro, Samper, Gumbau, Adama e Diagne. Pavarësisht fitores me Ajaksin, katalanasit janë e kanë mendjen te El Classico, ku do të kërkojnë të marrin një fitoren për të thelluar diferencën me rivalët kryesorë për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat