Adams e konfirmon: Kosova në agjendën e KON-it

Sporti

Adams e konfirmon: Kosova në agjendën e KON-it

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 16:37

Zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) konfirmon se Kosova do të jetë temë e diskutimit në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të KON-it në Lausanne. Në fakt, pritet që Kosova të jetë ndër temat e fundit të diskutimit të premten në mëngjes, ku Ke do të japë vlerësimet e tij për situatën e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe preferencat për pranimin e tij. Lajmin e ka konfirmuar për Reuters edhe vet zëdhënësi i KON-it, Mark Adams. “Mund të konfirmojmë se Kosova do të jetë ndër temat e bordit ekzekutiv dhe do të diskutohet të premten”, thotë Adams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat