PSG-ja kërkon maksimumin në Nikosi

Sporti

PSG-ja kërkon maksimumin në Nikosi

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:20

Kampioni në fuqi i Francës, PSG-ja, në Nikosi kërkon pikë maksimale ndaj APOEL-it, në ndeshjene xhiros së tretë të grupit F në Champions League. Synimi i skuadrës franceze është që me tre pikë të ruajnë kryesimin në grup. Futbollistët parisien janë të motivuar dhe besojnë në fitore. Trajneri i PSG-së, Laurent Blanc, tha se kërkon rezultat pozitiv. Zlatan Ibrahimoviç, Ezequiel Laveezi dhe Marquinhos kanë udhëtuar me skuadrën në Qipro, por David Luiz, Blaise Matuidi, Thiago Motta e Yohan Cabaye për arsye lëndimi nuk janë më ekspeditë. “Ne duam një rezultat pozitiv dhe nuk dua t'i përdorë lëndimet si justifikim, nuk dua të 'fshihem' pas tyre. Pavarësisht nga ekipi që unë zgjedh, ne duhet ti marrim tre pikë”, tha Blanc. PSG udhëheq me 4 pikë dhe ka një më shumë se Barcelona që renditet e dyta. Ndeshja luhet sonte në orën 20.45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat