''Kurir'': Plani djallëzor, Olsi Rama drejtoi dronin!

Sporti

''Kurir'': Plani djallëzor, Olsi Rama drejtoi dronin!

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 11:26

Mediat serbe vazhdojnë të insistojnë në përfshirjen e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, në shfaqjen e dronit që valëviste një hartë të Shqipërisë Etnike në stadiumin e Beogradit. Sipas të përditshmes serbe Kurir, forcat e sigurisë së stadiumit kanë siguruar pas ndeshjes, pamjet që vërtetojnë se Olsi Rama kishte një ndihmës jashtë stadiumit, që nuk bënte pjesë në delegacionin shqiptar në tribunën VIP, por që komandonte dronin nga jashtë impiantit të Partizanit të Beogradit.

Kurir këmbëngul se vëllai i kryemistrit shqiptar, nëpërmjet telefonit i jepte udhëzime Ismail Morinës, në mënyrë që droni me banerin e Shqipërisë Etnike, të fluturonte mbi fushën e stadiumit. Në fakt, kjo është një tjetër tentativë spekulative, por e dëshpëruar e mediave serbe, që kërkojnë me cdo kusht të përfshijnë delegacionin shqiptar në shfaqjen e dronit, edhe pse nuk kanë asnjë provë që mund ta vërtetojë këtë. Sigurisht në mungesë të fakteve dhe kur pamjet filmike tregojnë qartë përgjegjësinë e palës serbe për ndërprerjen e ndeshjes, Kurir vijon fushatën e spekulimeve, që kurrsesi nuk mund të merren për bazë nga organet juridike të UEFA-s, që do të marrin një vendim për këtë ngjarje ditën e enjte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat