Publiku sulmon Prishtinën në Gjakovë

Sporti

Publiku sulmon Prishtinën në Gjakovë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2014 Në ora: 23:15

Hendbollistët e Prishtinës janë sulmuar nga disa shikues të pandërgjegjeshëm në palestrën e sportit "Shani Nushi" në Gjakovë. Prishtina ishte në epërsi me 17 gola (35:18) kundër Vëllaznimit nga Gjakova. Kjo ishte ndeshja e javës së tretë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja u ndërpre në minutën e 56-të, kur publiku futet në fushë për t'i sulmuar hendbollistët e Prishtinës. Një anëtarë i kryesisë së KH Prishtina, tha se hendbollistët shpëtuan pa pasoja, me përjashtim të ndonjërit që është qëlluar me shishe të plastikës. "E falenderojmë policinë si dhe udhëheqinë e Vëllaznimit e cila ka reaguar në mënyrë të shkëlqyeshme dhe kanë shpëtuar lojtarët tanë nga rrahja. I jemi mirë mirënjohës për këtë akt, sepse lojtarët tanë do të kishin pësuar rëndë", tha përmes telefonit për gazetën kombëtare "Bota sot" një anëtarë i kryesisë së KH Prishtina, i cili nuk dëshiron t'i përmendet emri. "Lojtarët mes vete kanë kaluar shumë mirë, nuk ka pasur fërkime por janë përshendetur si sportistë të vërtetë. Por shikuesit ishin ata që u futen në terren dhe u ndërpre ndeshja pa pasur fare nevojë", tha burimi brenda KH Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat