Totti motivon edhe më shumë ekipin

Sporti

Totti motivon edhe më shumë ekipin

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 11:48

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, beson se do të vazhdojnë rrugën e rezultateve impresive edhe në takimet e radhës në Champions League. Futbollisti është krenar që shënoi gol dhe sebep që ekipi i tij u kthye me një pikë të madhe nga stadiumi Etihad në përballje me Manchester Cityn, ku barazuan 1:1. Një pikë që e bën edhe më optimist e më të motivuar kapitenin romak, se do ta kalojnë fazën e grupit. Ai jep motiv bashkëlojtarëve për takimet e ardhshme. “E kemi nisur mjaft mirë këtë sezon të garave kundër dy ekipeve të mëdha. Jemi duke treguar cilësitë tona në Champions. Jemi të lumtur me formën që po kalojmë dhe ne duam të vazhdojmë kështu. Jam shumë i lumtur që kam shënuar gol dhe jam i lumtur më lojën e madh që tregoi Roma”, tha Totti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat