Totti, lojtari më i vjetër që shënon në Champions

Sporti

Totti, lojtari më i vjetër që shënon në Champions

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 23:36

Francesco Totti është lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në kompeticionin më të rëndësishëm Evropian, Champions League.
Sulmuesi veteran tejkaloi Ryan Giggsin duke u bërë golashënuesi më i moshuar në histori tw Championsit.
Ikona romake është 38-vjeçari i vetëm që shënon në garën elite evropiane duke thyer kështu rekordin e legjendës së Manchester Unitedit, i cili e mbante rekordin nga viti 2011, kur kishte qenë 37 vjeç e 290 ditë kur i shënoi Benficas.
Francesco Totti – 38 vjeç 3 ditë – Manchester City v AS Roma, 30/09/14
Ryan Giggs – 37 vjeç 290 ditë – SL Benfica v Manchester United FC, 14/09/11
Filippo Inzaghi – 37 vjeç 87 ditë – AS Milan v Real Madrid CF, 03/11/10
Javier Zanetti – 37 vjeç 72 ditë – FC Internazionale Milano v Tottenham Hotspur FC, 20/10/10
Laurent Blanc – 36 vjeç 339 ditë – Olympiacos FC v Manchester United FC, 23/10/02
Paolo Maldini – 36 vjeç 334 ditë – Liverpool FC v AC Milan, 25/05/05

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat