Gruaja humbi vetëdijen, pasi burri iu martua me dikë tjetër

Sporti

Gruaja humbi vetëdijen, pasi burri iu martua me dikë tjetër

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 11:50


Futbollistët përveç që kanë probleme në fushën e lojës, kanë telashe edhe në jetën sportive në mënyra të ndryshme. Dsia prej ttyre e duan shumë jetën e natën, e disa duan që të kanë sa më shumë dashnore dhe të shijojnë kënaqësinë në maksimum! Futbollisti i Newcastles nga Anglia, Cheick Tiote, ka dy bashkëshorte dhe një dashnore si dhe tre fëmijë. Ai është martuar për herë të dytë në vendlindjen e tij në Bregun e Fildishtë. Ky futbollisti duke iu referuar “Daily Mail” përfiton 45 mijë funte në javë tek Newcastle, u martua me Laeticia Doukroun gjatë një ceremonie tradicionale gjatë këtij muaji, me arsyetimin se gruaja e tij “nuk është asgjë e pazakonshme” për faktin se është mysliman. Edhe më e çuditshme është se lajmi për martesën e tij të dytë e ka befasuar gruan e parë, Madah, 25-vjeçe, e cila raportohet se u njoftua në Facebook. Madah, e cila jeton me Tioten dhe dy fëmijët e tyre në një shtëpi me vlerë prej 1.5 milionë funte në Ponteland, Newcastle, humbi vetëdijen kur pa fotografitë e bashkëshortit të saj duke martuar një grua tjetër. Mesfushori ka një tjetër fëmijë me një dashnore, 33-vjeçe nga Zimbabveja, Nkosiphile Mpou, e njohur si Nikki. Menaxheri i tij ka konfirmuar martesën e dytë. “Mund të them se ai është martuar për herë të dytë. Nuk është asgjë e pazakonshme, ai është mysliman”, deklaroi Jean Musampa, raporton “Daily Mail”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat