Shaqiri në Moskë!

Sporti

Shaqiri në Moskë!

Nga: K.Goca Më: 29 shtator 2014 Në ora: 13:51

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, me ekipin e tij, Bayerni nga Munihu, janë para sprovës së re në garën më prestigjioze në Champions League. Bayerni të martën (nesër) do të luajë kundër ekipit rus, CSKA, e cila fillon në orën 18.00, ndeshje e vlefshme e grupit E. Sipas medieve gjermane, Shaqiri nuk do të startojë nga minuta e parë, megjithëkëtë, gjithçka do të dihet deri në fillim të takimit. Bayerni kërkon pikë të plota dhe të jetë edhe më i qetë në vazhdim të garave në Champions. Bavarezët pas fitores në udhëtim me rezultat 2:0 kundër Koln-it në Bundesliga, tash duket shumë më të relaksuar dhe njëkohësisht kanë rezultate të mira me ekipin rus. Fakti më i mirë është se me 17 shtator të vitit 2013 në Munih patën fituar 3:0, kurse në Moskë (27 nëntor 2013 ) me 3:1. Në dy ndeshje kanë fituar bavarezët!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat