Valencia ndalet në “Anoeta” pas 4 fitoreve

Sporti

Valencia ndalet në “Anoeta” pas 4 fitoreve

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 22:21

Goli i Carles Gil në minutën e 14 krijoi iluzionin se skuadra e Nuno Espirito Santo do të arrinte një sukses të thjeshtë në “Anoeta”.

Pas 4 fitoreve rresht Valencia ndalet në transfertën e San Sebastian përballë Real Sociedad. Goli i Carles Gil në minutën e 14 krijoi iluzionin se skuadra e Nuno Espirito Santo do të arrinte një sukses të thjeshtë në “Anoeta” por minutat në vazhdim treguan të kundërtën. Real Sociedad besoi deri në fund të takimit te fitorja, duke dominuar kundërshtarët gjatë pjesës më të madhe. Imanol Agirretxe ishte ai që shënoi golin e barazimit për skuadrën baske në minutën e 37-të.

Në të 73-ën, Valencia rrezikoi me Felipe Auguston, por sulmuesi u tregua i pasaktë, ndërsa në minutën e 81-të, Canalez ngjalli panik në zonën e Valencias. Minutat në vijim dhuruan pak emocione pasi të dyja skuadrat u pajtuan me këtë rezultat që e zbret Valencian në vendin e dytë të klasifikimit me 14 pikë, 2 më pak se Barcelona që udhëheq e vetme, ndërsa Real Sociedad shkon në kuotën e 5 pikëve. Një barazim që për Valencian ka vlerë të madhe, pasi vazhdon të mos rregjistrojë asnjë humbje, duke rezultuar surpriza më e madhe deri në këtë pikë të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat