Pa polemika!

Sporti

Pa polemika!

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 11:45

Sulmuesi i Manchester Utd, Wayne Rooney, nuk preferon që të bëjë polemika me trajnerin e tij, Louis van Gaal. Manchester Utd është në situatë të palakmueshme, sepse në pesë javët e para nuk ka arritur më shumë se pesë pikë dhe renditet në vend të 12-të në Premier League. Kapiteni i kombëtares angleze, Rooney, e pranon se ai nuk është më lojtari që ka qenë dikur. Ai vajton serinë e keqe të rezultateve të skuadrës së tij e cila ka vetëm një fitore deri më tash dhe humbja 5:3 nga Leicesteri ka qenë edhe më e dhimbshmja e këtij edicioni në Premier League. “Nuk jam më ai lojtar por gjithsesi kam bërë progres në lojën time. E pranoj atë që thonë njerëzit se kam ndryshuar. Kur isha i ri vrapoja shumë por në finalizim nuk kisha më energji për ta futur topin në rrjetë. Tani jam bërë një lojtar më i zgjuar dhe e di shumë mirë kur duhet të vrapoj dhe kur jo”, tha ai, që nuk dëshiron të bëjë polemika me trajnerin pavarësisht se e ka pozicionuar në një rol të ri. “Ndihem mirë edhe kur aktivizohem në krah. Mund ta ndihmoj skuadrën në çdo pozicion, për mua nuk është një problem. Nuk besoj se dikush mund të flasë me bindje për pozicionin tim ideal në fushën e lojës sepse jam një lojtar që mund të përshtatem kudo. Mund të luaj madje edhe në mesfushë, kjo varet nga dëshira e trajnerit”, ka thënë Rooney, duke shpresuar se do të rikthehen në rrugë të rezultateve dhe të janë konkurrent për kreun e tabelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat