Vullneti fiton medaljen e bronztë në Angli

Sporti

Vullneti fiton medaljen e bronztë në Angli

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 17:36

Golfisti Vullnet Mustafa tregoi paraqitje shumë të mirë në garën “minigolf Open 2014”, e cila është zhvilluar në Hastings të Britanisë së Madhe. “Kampioni i Kosovës dhe Turqisë, Vullnet Mustafa, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë e juniorëve. Ndërsa në kategorinë e përgjithshme nga gjithsej 50 pjesëmarrës (6 junior dhe 44 seniorë) Vullneti zuri vendin e 16-të (me rezultat -32), ndërsa vëllai i tij Nderimi u rendit i 27-ti (me rezultat -22). Ky është rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë në garat e Minigolfit në sistemin MOS nga Federata e Minigolfit e Kosovës qysh nga pjesëmarrja e parë Ndërkombëtare në vitin 2011 pikërisht në Hastings të Anglisë”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat