Inzaghi: Pashë gjëra pozitive me Juventusin

Sporti

Inzaghi: Pashë gjëra pozitive me Juventusin

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 15:32

Trajneri i Milanit, Inzaghi. është mjaft i dëshpëruar me humbjen nga Juevntusi me rezultat1:0. Kjo ishte humbja e parë për skuadrën kuqezi, e cila nuk ia doli ta thyejë edhe Juven, kjo e fundit ka tri fitore radhazi dhe me goldallim 4:0. Juve për tri ndeshjes ose 270 minuta nuk ka pësuar asnjë gol. “Nuk jam i nervozuar, pasi pashë gjëra pozitive. Bëmë më të mirën tonë ndaj një skuadre të jashtëzakonshme. Madje mund të kishim avancuar po qe se Honda do të kishte realizuar me kokë në pjesën e parë”, tha Inzaghi. Ai tha se duhet të janë të lumtur me paraqitjen që bënë në fushë. “Duhet të jemi krenarë me paraqitjen tonë, pasi Juve fitoi vetëm me një gol që u krijua nga dy kampionë: Pogba e Tevez”, tha Inzaghi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat