Davis përforcimi i pejanëve

Sporti

Davis përforcimi i pejanëve

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 10:56

Ekipi i basketbollit Peja është përforcuar me basketbollistin amerikan Ephrem Davis, shkruan në rrjetin social facebook të klubit. Pejanët ditë më parë u përforcuan edhe me kroatin Hrvoje Puljko dhe tashmë edhe me amerikanin bën me dije se do të janë “arrë e fortë” për garat e Ligës Ballkanike dhe kundërshtarë i fortë për Sigal Prishtinën. Davis është i gjatë 206 centimetra, ka 28 vjet dhe ka luajtur në disa klube në shtetet e ndryshme, si bie fjala: në Bahrejn, Mozambik, Uruguai, Kanada. Për pejanët ky përforcim është i rëndësishëm dhe shpresojnë se do të rezultoi i suksesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat