Kompany: Me Bayern, një ndeshje e fortë

Sporti

Kompany: Me Bayern, një ndeshje e fortë

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 23:21

Sipas mbrojtësit belg kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për fatin e të dyja skuadrave.

Një sfidë speciale kështu e konsideroi kapiteni i Manchester City-it Vincent Kompany përballjen me Bayernin që do të luhet këtë të Mërkurë në Munchen Arena. Sipas mbrojtësit belg kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për fatin e të dyja skuadrave pasi në grupin E së bashku me to bëjnë pjesë edhe Roma dhe Cska-ja e Moskës.

“ Është gjithmonë një kënaqësi të ndodhesh këtu, edhe pse të luash në Mynih është përherë e vështirë. Bayerni është një nga skuadrat më të mira të botës. Unë jam i lumtur që do ta nisim Uefa Champions League-n menjeherë me një ndeshje të vështirë. Mendoj se do të jetë një përballje e fortë dhe shumë e rëndësishme edhe pse është vetëm ndeshja e parë e grupit”.

Në katër vitet e fundit Manchester City ka arritur të fitojë 2 herë titullin e Premier League, por në kompeticionet europiane Citizines asnjëherë nuk kanë qenë në lartësinë e duhur. Gjithsesi në këtë sezon pritshmëritë e tifozëve janë të mëdha dhe Kompany e di shumë mirë këtë gjë edhe pse kurrë nuk ngurron të thotë se kampionët e Anglisë mund të fitojnë Champions Leaguen.

“ Është e vërtetë që në katër vitet e fundit ne kemi fituar shumë trofe, por në ndryshim nga Premier League, Uefa Champions League është një tjetër kompeticion, ku një gabim i vetëm mund të të nxjerrë jashtë. Në Champions marrin pjesë shumë skuadra të forta dhe ne kurrsesi nuk mund ta konsiderojmë veten mes favoritëve, por një gjë është e sigurt që do të bëjmë maksimumin për të shkuar sa më larg të jetë e mundur këtë sezon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat